“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejriu, e ky nga Nafiu se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur Pejgamberit ﷺ ia përmendën Dexhallin, tha: “Siç e dini, Allahu nuk është i verbër, - dhe bëri me dorë nga syri, - ndërsa Mesihu Dexhall është i verbër në syrin e djathtë. Syrin e ka sikurse kokërr e dalë rrushi .””