“Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Çdo pejgamber, që Allahu e ka dërguar, ia ka tërhequr vërejtjen popullit të vet në lidhje me të verbrin gënjeshtar (Dexhallin) . Ai është i verbër në njërin sy dhe mes syve të tij shkruan: Kafir ; kurse Zoti juaj nuk është i verbër .””