“Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Afani, e këtij i ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Jahja ibn Habani, e ky nga Ibn Muhajrizi se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se gjatë ekspeditës së beni mustalikut kishin zënë robëresha, kështu që ata donin të bënin marrëdhënie intime me to, por jo t'i linin shtatzëna. Andaj, e pyetën Pejgamberin ﷺ për ejakulimin jashtë organit gjenital? Pejgamberi ﷺ u tha: “Nuk prish punë nëse veproni kështu, sepse Allahu ka caktuar kë do ta krijojë deri në Ditën e Kiametit.” Muxhahidi transmeton nga Kazea se e ka dëgjuar Ebu Seidin të thotë: “Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Krijuesi i çdo shpirti në ekzistencë është vetëm Allahu.””