“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Dora e Allahut është plot, të Cilën dhënia kurrsesi nuk e pakëson. Ai lëshon mirësi në vazhdimësi, natë e ditë.” Po ashtu, ai ka thënë: “E shihni se sa ka shpenzuar që kur i ka krijuar qiejt dhe tokën?! Gjithë kjo nuk ka pakësuar asgjë ç'ka në Dorën e Tij.” Gjithashtu, ka thënë: “Arshi (Froni) i Tij ka qenë mbi ujë dhe në Dorën tjetër të Tij ndodhet Peshorja, të cilën herë e ul, herë e ngre.””