“Musededi na ka thënë: E kam dëgjuar Jahja ibn Seidin, e ky nga Sufjani, e këtij i ka treguar Mensuri dhe Sulejmani, e këta nga Ibrahimi, e ky nga Abide se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: Një hebre erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe tha: “O Muhamed, Allahu do t'i vendosë qiejt në një gisht, tokat në një gisht, malet në një gisht, pemët në një gisht dhe krijesat në një gisht, pastaj do të thotë: “Unë jam Mbreti!” I Dërguari i Allahut ﷺ qeshi, saqë iu dukën edhe dhëmballët, pastaj citoi: “Ata nuk e kanë vlerësuar siç duhet fuqinë e Allahut... ” (Zumer, 67) Jahja ibn Seidi ka thënë: “Fudajl ibn Ijadi shton nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Abide se Abdullahu ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ qeshi, i mahnitur dhe në formë miratimi për fjalët e tij.””