“Omer ibn Hafs ibn Gijathi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky e ka dëgjuar Ibrahimin, e ky e ka dëgjuar Alkamen se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një njeri prej ithtarëve të Librit erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe tha: “O Ebu Kasim, Allahu do t'i vendosë qiejt në një gisht, tokat në një gisht, pemët dhe dheun në një gisht dhe krijesat në një gisht, pastaj do të thotë: “Unë jam Mbreti! Unë jam Mbreti!” E pashë Pejgamberin ﷺ të qeshë, saqë iu dukën edhe dhëmballët, pastaj citoi: “Ata nuk e kanë vlerësuar siç duhet fuqinë e Allahut... ” (Zumer, 67)”