“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e këtij i ka treguar Abdulmeliku, e ky nga Verradi, qatipi i Mugires, e ky nga Mugire se Sad ibn Ubade (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Sikur të shihja një burrë me gruan time, do t'i bija atij me teh shpate. Kur i Dërguari i Allahut ﷺ mori vesh për këtë, tha: “A po çuditeni me xhelozinë e Sadit?! Për Allahun, unë jam më xheloz se ai, ndërsa Allahu është më xheloz se unë. Për shkak të xhelozisë së Vet, Ai i ka ndaluar gjërat e turpshme, qofshin ato të hapura, qofshin të fshehta. Po ashtu, askush nuk e do arsyetimin më shumë se Allahu, prandaj ka dërguar (pejgamberë) , përgëzues dhe qortues. Po ashtu, askush nuk e do lavdërimin më shumë se Allahu dhe për këtë arsye Allahu e ka premtuar Xhenetin.” Ubejdullah ibn Amri se këtij i ka treguar Abdulmaliku se: “Nuk ka individ më xheloz se Allahu.””