“Abdani transmeton nga Ebu Hamzai, e ky nga Ameshi, e ky nga Xhami ibn Shedadi, e ky nga Safvan ibn Muhrizi se Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa isha te Pejgamberi ﷺ, erdhën disa pjesëtarë të fisit benu temim, të cilëve Pejgamberi ﷺ u tha: “Pranojeni myzhdenë, o benu temimë!” Ata i thanë: “Myzhdenë na dhe, tani na jep (edhe pasuri).” Pastaj hynë disa jemenas, të cilëve Pejgamberi ﷺ u tha: “Pranojeni myzhdenë, o banorë të Jemenit, sepse benu temimët nuk e pranuan.” Ata thanë: “E pranuam. Kemi ardhur të mësojmë fenë dhe të të pyesim për zanafillën e krijimit si ishte?” Pejgamberi ﷺ u tha: “Allahu ka ekzistuar gjithmonë dhe asgjë nuk ka ekzistuar para Tij. Arshi i Tij ka qenë mbi ujë. Pastaj i krijoi qiejt dhe Tokën. Në “Dhikër" (Pllakën e Ruajtur) shkroi çdo gjë.” Pastaj erdhi një njeri dhe tha: “O Imran, zëre devenë, sepse të iku.” Kështu, unë dola ta kërkoj, por pashë se kishte marrë rrugën nëpër vapë. Për Allahun, do të doja të ikte e të mos ngrihesha.””