“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “E Djathta (Dora) e Allahut është plot, të Cilën dhënia kurrsesi nuk e pakëson. Ai lëshon mirësi në vazhdimësi, natë e ditë. E shihni se sa ka shpenzuar që kur i ka krijuar qiejt dhe Tokën?! Gjithë kjo nuk ka pakësuar asgjë ç'ka në të Djathtën (Dorën) e Tij. Arshi (Froni) i Tij ka qenë mbi ujë dhe në Dorën tjetër të Tij ndodhen mirësitë e shumta, - ose ka thënë: vdekja, - të cilën herë e ngre, herë e ul.””