“Ahmedi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Ebu Bekër Mukademi, e këtij i ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Zejd ibn Harithe erdhi për t'u ankuar, kurse Pejgamberi ﷺ i thoshte: “Kije frikë Allahun dhe mbaje gruan tënde!” Enesi shton: “Sikur i Dërguari i Allahut ﷺ të mbante fshehtë diçka, do ta fshihte këtë.” Pastaj tha: “Zejnebja mburrej kundrejt grave të tjera të Pejgamberit ﷺ duke thënë: “Ju ju kanë martuar familjet tuaja, kurse mua më kurorëzoi Allahu i Lartësuar, prej mbi shtatë qiejve.” Thabiti transmeton: “Ajeti “... Në të vërtetë, ti po fsheh në vetvete atë që Allahu do ta nxjerrë në shesh dhe ti po u frikësohesh njerëzve ... ” (Ahzab, 37) ka zbritur për çështjen e Zejnebes dhe Zejd ibn Harithes.””