“Halad ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Isa ibn Tahmani se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ajeti i hixhabit ka zbritur për Zejnebe bint Xhahshin. Atë ditë (kur Pejgamberi ﷺ u martua me Zejneben), bëri gosti me bukë dhe mish. Ajo mburrej kundrejt grave të Pejgamberit ﷺ duke thënë: “Allahu më kurorëzoi prej qiellit.””