“Musai transmeton nga Ibrahimi, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e ky nga Ubejd ibn Sebaku, e ky nga Zejd ibn Thabiti; [t]: Lejthiu ka thënë: Më ka treguar Abdurrahman ibn Halidi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ibn Sebaku se Zejd ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Bekri më thirri (për ta tubuar Kuranin) dhe unë fillova ta tuboj Kuranin, derisa ajetet e fundit të sures Teube i gjeta (të shkruara) vetëm tek Ebu Huzejme Ensariu e tek askush tjetër: “Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj...” (Teube, 128) - deri në fund të sures Berae (Teube).” Jahjai na ka thënë: “Na ka treguar Lejthiu nga Junusi me zinxhir të njëjtë transmetimi dhe ka thënë: “... tek Ebu Huzejme Ensariu.””