“Muala ibn Esedi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Seidi, e ky nga Katadja, e ky nga Ebu Alije se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ ishte në vështirësi, lutej: “La ilahe il-lallahul alimul halim, la ilahe il-lallahu rabul arshil adhim, la ilahe il-lallahu rabu semavati ve rabul erdi, ve rabul arshil kerim (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Dijshmit, të Butit. S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të Arshit të Madh. S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të Tokës dhe Zotit të Arshit fisnik) .””