“Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Dinari, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij, që prej fitimit hallall jep lëmoshë sa një hurmë, ndërkohë Allahu e pranon vetëm hallallin, Allahu do t'ia pranojë me të Djathtën e Tij, pastaj pronarit të saj ia rrit atë, sikurse dikush nga ju që e rrit mëzin, derisa (shpërblimi) të bëhet sa kodra.” Këtë e transmeton edhe Verkai nga Abdullah ibn Dinari, e ky nga Seid ibn Jesari, e ky nga Ebu Hurejra se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Tek Allahu ngjiten vetëm gjërat e mira (që janë hallall) .””