“Abdulala ibn Hamadi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja, e ky nga Ebu Alije se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ ishte në vështirësi, lutej: “La ilahe il-lallahul adhimul halim, la ilahe il-lallahu rabul arshil adhim, la ilahe il-lallahu rabu semavati, ve rabul arshil kerim (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Madhit, të Butit. S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të Arshit të Madh. S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të qiejve dhe Zotit të Arshit fisnik). ””