“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Abdusamedi, e ky nga Ebu Imrani, e ky nga Ebu Bekër ibn Abdullah ibn Kajsi se babai i tij Abdullah ibn Kajsi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Dy xhenete, enët dhe ç'ka në to janë prej argjendit. Dy xhenete të tjera, enët dhe ç'ka në to janë prej arit. Mes banorëve të Xhenetit dhe shikimit në Zotin e tyre është vetëm petku i madhështisë në Fytyrën e Tij, në Xhenetin Adën.””