“Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Abdulmelik ibn Ajani dhe Xhami ibn Ebu Rashidi, e ky nga Ebu Vaili se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që betohet rrejshëm (në Allahun) për t'i përvetësuar pasurinë një muslimani, do ta takojë Allahun të zemëruar me të.” Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ e citoi nga Libri i Allahut të Madhërishëm ajetin që e vërteton këtë: “Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël, ata nuk do të kenë pjesë në botën tjetër e as që do t'u flasë Allahu, as do t'i shikojë e as do t'i pastrojë prej mëkatesh, e për ta ka dënim të dhembshëm. ” (Ali Imran, 77)”