“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Tre personave Allahu nuk u flet Ditën e Gjykimit dhe nuk i shikon: 1. Atë që betohet rrejshëm për një produkt se i kanë ofruar për t'ia blerë edhe më shtrenjtë; 2. Atë që betohet rrejshëm dikur pas ikindisë (në tregtinë gjatë mbrëmjes) , që t'ia rrëmbejë pasurinë ndonjë muslimani (duke e mashtruar) ; 3. Dhe atë që e bllokon tepricën e ujit, të cilit në Ditën e Kiametit, Allahu do t'i thotë: “Sot do të ta ndaloj mirësinë Time ashtu siç e bllokoje mirësinë e asaj që nuk e pate bërë me duart e tua.””