“Ubejdullah ibn Sad ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Jakubi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Salih ibn Kejsani, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Xheneti dhe Zjarri diskutuan te Zoti i tyre, e në atë rast Xheneti tha: “O Zot, ç'është puna që në Xhenet hyjnë vetëm njerëzit e dobët dhe ata që nuk vlerësohen?” Ndërkaq, Zjarri tha: “Unë jam rezervuar për mendjemëdhenjtë.” Allahu i tha Xhenetit: “Ti je mëshira Ime”, kurse Zjarrit i tha: “Ti je dënimi Im, me ty dënoj kë dua. Secili nga ju e ka mbushjen e vet.” I Dërguari i Allahut ﷺ vazhdon: “Sa i përket Xhenetit, Allahu nuk i bën padrejtësi askujt prej robërve të Vet, kurse për Zjarrin Ai do të krijojë kë të dojë dhe, kur të hidhen në të, Zjarri do të thotë: “A ka më shumë, - tri herë, - derisa Allahu ta vendosë Këmbën e Tij në të, e në atë rast Zjarri do të mbushet, ndërsa pjesët e tij shtyjnë njëra-tjetrën. Atëherë Zjarri thotë: “Mjafton! Mjafton! Mjafton!””