“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Asimi, e ky nga Ebu Othmani se Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa njëri nga bijtë e vajzave të Pejgamberit ﷺ ishte në prag të vdekjes, ajo i çoi fjalë të Dërguarit të Allahut ﷺ të shkojë, por ai ia ktheu: “Allahut i takon ajo që ka marrë dhe Atij i takon ajo që ka dhënë. Çdo gjë tek Ai është me afat të caktuar. Le të bëjë durim dhe ta shpresojë shpërblimin.” Ajo sërish i çoi fjalë dhe iu betua të shkonte. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ u nis dhe bashkë me të u ngritëm edhe unë, Muadh ibn Xhebeli, Ubej ibn Kabi dhe Ubade ibn Samiti. Kur hymë brenda, të Dërguarit të Allahut ﷺ ia sollën foshnjën, i cili gërhiste si të ishte brenda një kaceku të vyshkur, gjë që e bëri Pejgamberin ﷺ të qajë. Sad ibn Ubade iu drejtua: “Po qan, vallë?!” Ai ia ktheu: “Ndër robërit e Tij Allahu i mëshiron të mëshirshmit.””