“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky e ka dëgjuar Zejd ibn Vehbiun se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ, i sinqerti që i është thënë e vërteta, ka thënë: “Çdo njeriu i tubohet krijimi në mitrën e nënës së tij për dyzet ditë e dyzet net, pastaj, për po aq ditë, shndërrohet në copë gjaku të varur, më pas, për po aq ditë, shndërrohet në copë mishi (sikurse mishi i përtypur) . Pastaj, atij i dërgohet një melek i urdhëruar me katër gjëra: me furnizimin e tij, jetëgjatësinë, veprën, si dhe, nëse do të jetë fatzi ose i lumtur (në botën tjetër) . Më pas, i fryhet shpirti në të. Ndodh që njeriu të punojë vepra të banorëve të Xhenetit, saqë nuk mbetet mes tij dhe Xhenetit më shumë se një kut, por libri i tij ia parakalon, rrjedhimisht punon vepra të banorëve të Zjarrit dhe hyn në të. Po ashtu, ndodh që ndokush të punojë vepra të banorëve të Zjarrit, saqë nuk mbetet mes tij dhe Zjarrit më shumë se një kut, por libri ia parakalon, rrjedhimisht punon vepra të banorëve të Xhenetit dhe hyn në të.””