“Halad ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Omer ibn Dherri, e ky e ka dëgjuar babanë e tij, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ iu drejtua Xhibrilit ﷺ: “O Xhibril, çfarë po të pengon të na vizitosh më shpesh se kaq?” Atëherë zbriti ajeti: “Ne (melekët) zbresim vetëm me urdhrin e Zotit tënd. Atij i përket gjithçka që është para nesh, gjithçka që është pas nesh dhe ajo që është në mes këtyre dyjave. Dhe Zoti yt nuk harron.” (Merjem, 64) Kjo ishte përgjigje për Muhamedin ﷺ.”