“Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Vekiu, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa po kaloja me të Dërguarin e Allahut ﷺ nëpër arat e Medinës dhe ai ecte i mbështetur në një shkop, kaloi pranë një grupi hebrenjsh, disa prej të cilëve u thoshin të tjerëve: “Pyeteni për shpirtin?” Ndërkaq, të tjerët sugjeronin: “Mos e pyetni. Por, ata e pyetën. Pejgamberi ﷺ, mbështetur në shkop, u ndal dhe unë qëndroja mbrapa. Kuptova se po i vinte shpallja. Pas pak, ai tha: “Do të të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, ndërsa juve nuk ju është dhënë veçse pak dijeni.” (Isra, 85) Kështu, njëra palë i tha tjetrës: “A nuk ju thamë të mos e pyesni.””