“Musai na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Umare ibn Umejri se Ebu Mameri tregon: “E pyetëm Hababin (Allahu qoftë i kënaqur me të!): - A lexonte i Dërguari i Allahut ﷺ (Kuran) në namazin e drekës dhe ikindisë? - Po, - tha ai. - E si e kuptonit këtë? - e pyetëm. - Nga lëvizjet e mjekrës së tij, - iu përgjigj Hababi.””