“Haxhaxhi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku, e ky e ka dëgjuar Abdullah ibn Jezidin gjatë hutbes duke thënë: Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!), - që nuk është njeri që gënjen, - tregon se faleshin me Pejgamberin ﷺ dhe, kur ai ngrihej nga rukuja, ata ngriheshin pas tij dhe qëndronin në këmbë derisa të shihnin se Pejgamberi ﷺ ka rënë në sexhde.”