“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ata ibn Jesari se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se në kohën e Pejgamberit ﷺ u bë eklipsi i Diellit, e në atë rast Pejgamberi ﷺ fali namaz (të eklipsit). I thanë: “O i Dërguari i Allahut! Të pamë duke marrë diçka (gjatë namazit), pastaj të pamë duke u tërhequr mbrapa (si i frikësuar). Ai tha: “M'u paraqit Xheneti dhe e zgjata dorën për të marrë një kalavesh rrush. Sikur ta merrja, do të hanit prej tij derisa të ekzistonte kjo botë.””