“Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Velid ibn Muslimi, e këtij i ka treguar ibn Xhabiri, e këtij i ka treguar Umejr ibn Hani se Muaviu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Në umetin tim në vazhdimësi do të ketë njerëz që do ta zbatojnë fenë e Allahut, të cilëve nuk mund t'u bëjnë dëm as përgënjeshtruesit e as kundërshtarët, derisa të vijë caktimi i Allahut e t'i gjejë në atë gjendje.” Malik ibn Juhamiri ka thënë: “E kam dëgjuar Muadhin duke thënë: “Ata ndodhen në Sham.” Ndërkaq Muaviu ka thënë: “Ky Maliku pretendon se e ka dëgjuar Muadhin duke thënë: “Ata gjenden në Sham.””