“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Abdullah ibn Ebu Husejni, e këtij i ka treguar Nafi ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ u ndal para Musejlimes (Gënjeshtërmadhit) dhe shokëve të tij e i tha: “Sikur të ma kërkoje këtë copë dege, nuk do të ta jepja. Nuk do të mund ta tejkalosh caktimin e Allahut ndaj teje, e, nëse ia kthen shpinën (udhëzimit tim) , Allahu do të të shkatërrojë.””