“Musa ibn Ismaili transmeton nga Abdulvahidi, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po kaloja me Pejgamberin ﷺ nëpër arat e Medinës dhe ai ecte i mbështetur në një shkop, kaloi pranë një grupi hebrenjsh, disa prej të cilëve u thoshin të tjerëve: “Pyeteni për shpirtin?” Ndërkaq, të tjerët sugjeronin: “Mos e pyetni, se ndoshta ju jep ndonjë përgjigje që s'ju pëlqen.” - Do ta pyesim medoemos, - thanë ata. Kështu, disa u ngritën dhe thanë: “O Ebu Kasim! Ç'është shpirti?” Pejgamberi ﷺ heshti dhe unë kuptova se po i shpallej diçka. Pas pak, ai lexoi (ajetin): “Do të të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, ndërsa juve nuk ju është dhënë veçse pak dijeni.” (Isra, 85) Ameshi ka thënë: “Kështu qëndron në kiraetin tonë.””