“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e ky nga Abdulazizi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur t'i luteni Allahut, jini këmbëngulës në lutjen tuaj. Mos thoni: “ (O Allah) më jep nëse Ti do, sepse Allahun nuk ka kush që mund ta detyrojë për diçka.””