“Jahja ibn Kazea na ka thënë: Na ka treguar Ibrahimi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme dhe Arexhi; [t]: Ismaili na ka thënë: Më ka treguar vëllai im, e ky nga Sulejmani, e ky nga Muhamed ibn Ebu Atiku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani dhe Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Dy burra u zunë mes vete, njëri musliman, tjetri hebre. Muslimani, duke u betuar për diçka, tha: “Betohem në Atë që e ka përzgjedhur Muhamedin kundrejt gjithë njerëzimit!” Hebreu tha: “Betohem në Atë që e ka përzgjedhur Musain kundrejt gjithë njerëzimit!” Atëherë muslimani e ngriti dorën dhe i ra me shuplakë hebreut. Kështu, hebreu shkoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe ia tregoi ngjarjen e tij me muslimanin. Pejgamberi ﷺ tha: “Mos më mbivlerësoni kundrejt Musait, sepse, kur njerëzve do t'u bjerë të fikët Ditën e Kiametit dhe unë do të jem i pari që do të këndell em, do ta shoh Musain duke u mbajtur anash Arshit. Nuk di nëse edhe atij i ka rënë të fikët dhe është këndell ur para meje apo është prej atyre ndaj të cilëve Allahu ka bërë përjashtim.””