“Ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Hushejmi, e ky nga Husajni, e ky nga Abdullah ibn Ebu Katadja se Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në rastin kur i kishte zënë gjumi për namaz, tregon se Pejgamberi ﷺ u tha: “Allahu jua merr shpirtrat dhe jua kthen kur të dojë.” Kështu, ata i kryen nevojat fiziologjike, morën abdes dhe, kur lindi dielli e u zbardh, Pejgamberi ﷺ u ngrit dhe u fal.”