“Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehab Thekafiu, e këtij i ka treguar Halid Hadhai, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ shkoi te një beduin (i sëmurë) për ta vizituar dhe i tha: “La bes, tahur inshallah (S'ka gjë, shpresojmë të jetë pastrim, në dashtë Allahu) !” Beduini ia ktheu: “Pastrim?! Përkundrazi, kjo është zjarrmi që vlon në trupin e një plaku të vjetër, që e dërgon drejt varrit.” Pejgamberi ﷺ i tha: “E po, ashtu qoftë!””