“Muala ibn Esedi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Ejubi, e ky nga Muhamedi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut, Sulejmani ﷺ, kishte gjashtëdhjetë gra. Një natë tha: “Sonte do të bëj marrëdhënie me gratë e mia, që secila grua të mbesë me barrë dhe të lindë nga një kalorës që do të luftojë në rrugën e Allahut.” Ai bëri marrëdhënie me gratë e tij. Por, asnjëra prej tyre nuk lindi fëmijë, përveç njërës që lindi një fëmijë gjysmak.” Pejgamberi ﷺ tha: “Sikur Sulejmani të bënte përjashtim (të thoshte “inshallah") , secila grua do të mbeste me barrë dhe do të lindte nga një kalorës që do të luftonte në rrugën e Allahut.””