“Abdullah Musnediu na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ebu Idrisi se Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon: “Ia dhashë besën të Dërguarit të Allahut ﷺ me një grup njerëzish, e në atë rast ai na tha: “Po e lidh besën me ju që: nuk do t'i shoqëroni Allahut asgjë, nuk do të vidhni, nuk do të bëni zina, nuk do t'i mbysni fëmijët tuaj, nuk do të bëni shpifje në moralin e njëri-tjetrit dhe nuk do të më kundërshtoni kur t'ju urdhëroj për të mirë. Cilido prej jush që e mban besën e tij, do të shpërblehet nga Allahu. E, kushdo që bie në ndonjërën prej këtyre (përveç idhujtarisë) dhe ndëshkohet në dynja, kjo është shpagim dhe pastrim për të. E, kujtdo që Allahu ia mbulon ato, atëherë i përket Allahut: nëse do, e dënon, e, nëse do, e fal atë.””