“Hakem ibn Nafiu na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ teksa ishte në minber, duke thënë: “Kohëqëndrimi juaj (në këtë botë) , në raport me umetet e tjera para jush, është sikurse koha mes ikindisë dhe perëndimit të diellit. Tevrati iu dha bartësve të vet (hebrenjve) , të cilët punuan deri në mesditë, por aty ngecën, andaj u shpërblyen me nga një kirat . Inxhili iu dha bartësve të vet (të krishterëve) , të cilët punuan deri në namaz të ikindisë, por aty ngecën, andaj u shpërblyen me nga një kirat. Pastaj Kurani ju dha juve, me të cilin punuat deri në perëndim të diellit, andaj u shpërblyet me nga dy kiratë. Bartësit e Tevratit thonë: - O Zoti ynë! Këta kanë punuar më pak, porse janë shpërblyer më shumë? - A mos vallë ju kam bërë padrejtësi sa i përket shpërblimit tuaj? - u thotë Allahu Fuqiplotë. - Jo, - thonë ata. - E po, kjo është mirësia Ime, ia jap kujt të dua, - thotë Allahu.””