“Muhamed ibn Sinani na ka thënë: Na ka treguar Fulejhu, e këtij i ka treguar Hilal ibn Aliu, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Besimtari i shëmbëllen bimës së njomë: nga cilado anë që e godet era, ia lakon fletët dhe ia rrotullon, e, kur era qetësohet, bima drejtohet. Kështu është besimtari, fatkeqësia vetëm e lakon (por nuk e thyen) . Ndërkaq, jobesimtari i shëmbëllen bredhit: i fortë e i drejtë, por Allahu e thyen atë kur të dojë.””