“Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e ky nga Mameri, e ky nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Asnjëri prej jush të mos thotë: “O Allah, më fal, po deshe!”, “Më mëshiro, po deshe!”, ose: “Më furnizo, po deshe!”, por le të jetë i vendosur në lutjen e tij, sepse Ai vepron ç'të dojë dhe nuk ka kush e detyron Atë.””