“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Amri, e ky nga Ebu Abasi se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ i rrethoi banorët e Taifit dhe nuk arriti t'i mposhtë, tha: “Do të largohemi, në dashtë Allahu.” Atëherë muslimanët thanë: “Të kthehemi pa e çliruar?!” Kështu, Pejgamberi ﷺ u tha: “Sulmoni në mëngjes, pra!” Së këndejmi, ata i sulmuan në mëngjes, por vetëm u plagosën. Në atë rast Pejgamberi ﷺ tha: “Do të largohemi nesër, në dashtë Allahu.” Kjo u pëlqeu sahabëve, gjë që e bëri të Dërguarin e Allahut ﷺ të buzëqeshë.””