“Is'haku më ka thënë: Na ka treguar Abdusamedi, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Abdullah ibn Dinari, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur Allahu i Lartësuar e do një rob, i thërret Xhibrilit: “Allahu e do filanin, duaje edhe ti.” Kështu, edhe Xhibrili fillon ta dojë. Pastaj, Xhibrili thërret ndër banorët e qiellit: “Allahu e do filanin, andaj dojeni edhe ju.” Kështu, të gjithë banorët e qiellit fillojnë ta duan atë. Kështu, bëhet i pranueshëm edhe në Tokë.””