“Kutejbe ibn Seidi transmeton nga Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Melekët, që ju përcjellin, ndërrohen gjatë natës dhe ditës. Ata takohen në namazin e ikindisë dhe në namazin e sabahut. Pastaj, melekët që kanë bujtur, ngrihen (për tek Allahu) dhe Ai i pyet, ndonëse e di më mirë se ta: “Si i latë robërit e Mi?” Ata thonë: “I lamë duke u falur, ashtu siç i gjetëm duke u falur.””