“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahvasi, e këtij i ka treguar Ebu Is'hak Hemdaniu se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ i tha dikujt: “O ti filan, kur të shkosh në shtrat, thuaj: “Allahume eslemtu nefsi ilejke, ve vexhehtu vexhhi ilejke, ve fevedtu emri ilejke, ve elxhetu dhahri ilejke, ragbeten ve rahbeten ilejke, la melxhe'e ve la menxha minke ila ilejke. Amentu bi kitabike ledhi enzelte ve bi nebijike ledhi erselte (O Allah! Ta kam dorëzuar veten time Ty, fytyrën time e kam kthyer nga Ti, çështjen time ta kam lënë vetëm Ty dhe vetëm te Ti mbështetem, duke shpresuar në Ty dhe duke u frikësuar prej Teje. Strehim dhe shpëtim ka vetëm te Ti. Kam besuar në Librin Tënd, që e ke zbritur dhe në të Dërguarin Tënd, që e ke dërguar) . ” Po vdiqe atë natë, ke vdekur në natyrshmërinë islame, e, nëse gdhihesh, do ta marrësh shpërblimin.””