“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ismail ibn Ebu Halidi se Abdullah ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ bëri dua kundër ahzabit (aleatëve idhujtarë) duke thënë: “O Allah, Ti që e ke shpallur Librin dhe që i llogarit gjërat shpejt, mposhti aleatët e mosbesimit dhe tronditi ata!” Humejdiu shton: “Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Halidi se ka thënë: “E kam dëgjuar Abdullahun të ketë thënë: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ.””