“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Ameshi, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu i Madhëruar ka thënë: “Agjërimi është për Mua dhe Unë shpërblej për të. Agjëruesi e lë epshin, ushqimin dhe pijen për Mua. Agjërimi është mburojë. Agjëruesi i ka dy gëzime: gëzohet kur të bëjë iftar dhe gëzohet kur ta takojë Zotin. Era e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu sesa era e myshkut (lloj parfumi). ””