“Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu ka thënë: “I biri i Ademit më fyen Mua; ai e shan kohën, ndërsa Unë jam koha (Zoti i saj) : në Dorën Time është tërë çështja, e ndërroj natën me ditën.””