“Mahmudi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Sulejman Ahveli, e këtij i ka treguar Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ falej natën, thoshte: “Allahume, lekel hamdu, ente nuru semavati vel erdi, ve lekel hamdu ente kajimu semavati vel erdi ve men fihine, ve lekel hamdu ente rabus semavati vel erdi ve men fihine, entel haku ve vadukel haku, ve kavlukel haku, ve likaukel haku, vel xhenetu hakun, venaru hakun, ven nebijune hakun, ve seatu hakun; Allahume leke eslemtu, ve bike amentu, ve alejke tevekeltu, ve ilejke enebtu, ve bike hasamtu, ve ilejke hakemtu, fagfir li ma kademtu ve ma ahartu, ve ma esrertu ve ma alentu, ente ilahi, la ilahe ila ente (O Allah, Ty të takon falënderimi, Ti je Drita e qiejve dhe Tokës. Ty të takon lavdërimi, Ti je Kujdestari i qiejve dhe Tokës. Ty të takon lavdërimi, Ti je Zoti i qiejve e i Tokës dhe ç'ka në to. Ti je i Vërteti. Premtimi Yt është i vërtetë. Fjala Jote është e vërtetë. Takimi me Ty është i vërtetë. Xheneti është i vërtetë, e edhe Xhehenemi është i vërtetë. Pejgamberët janë të vërtetë. Kiameti është i vërtetë. O Allah, Ty të jam nënshtruar, në Ty kam besuar, te Ti jam mbështetur dhe te Ti jam kthyer. Për Ty armiqësohem, te Ti gjykohem, m'i fal mëkatet e kaluara, të tashmet, të fshehurat dhe ato publike. Ti je i Adhuruari im, nuk ka të adhuruar të denjë përveç Teje) .””