“Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Omer Numejriu, e këtij i ka treguar Junus ibn Jezid Ejliu, e ky e ka dëgjuar Zuhriun, e ky e ka dëgjuar Urve ibn Zubejrin, Seid ibn Musejebin, Alkame ibn Vekasin dhe Ubejdullah ibn Abdullahun se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon ndodhinë kur shpifësit patën shpifur për të, por, më pas, Allahu e pastroi nderin e saj. Ajo rrëfen: “Por, për Allahun, kurrë nuk kisha menduar se Allahu do të zbriste shpallje që do të lexohet, për pafajësinë time, pasi që nuk e konsideroja veten time aq të denjë saqë Allahu të flasë për mua me citate që lexohen (me Kuran). Thjesht shpresoja se i Dërguari i Allahut ﷺ me gjasë do të shihte ndonjë ëndërr, përmes së cilës Allahu do të qartësonte pafajësinë time. Kështu, Allahu i Lartësuar shpalli: “Pa dyshim se ata që shpifën janë një grup nga mesi juaj...” (Nur, 11-20) - dhjetë ajete.”