“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Mugire ibn Abdurrahmani, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu u thotë (melekëve) : “Kur robi Im synon të veprojë një të keqe, mos ia shkruani, derisa ta veprojë. Nëse e vepron, shkruajani vetëm një gabim, e, nëse e braktis për Mua, shkruajani një të mirë. Kur ai synon të bëjë një të mirë dhe nuk e vepron, shkruajani një të mirë, e, nëse e vepron, shkruajani dhjetë deri në shtatëqindfish.””