“Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Sulejman ibn Bilali, e ky nga Muavi ibn Ebu Muzerridi, e ky nga Seid ibn Jesari se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Pasi Allahu i krijoi krijesat, lidhja farefisnore u ngrit dhe Allahu iu drejtua: - Çfarë? - Kjo është pozita e atij që kërkon mbrojtjen Tënde prej shkëputjes (së lidhjes familjare) , - i tha ajo. - A nuk je e kënaqur që Unë t'i mbaj lidhjet me atë që i mban me ty dhe t'i shkëpus me atë që i shkëput me ty? - i tha Allahu. - Posi, o Zoti im! - Le të mbetet kjo për ty, pra, - i tha Allahu.” Pastaj Ebu Hurejra lexoi ajetin: “Nëse ju (o hipokritë) i ktheni shpinën besimit, atëherë do të bënit ngatërresa në Tokë dhe do t'i shkëputnit lidhjet farefisnore.” (Muhamed, 22)”