“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Një njeri që kurrë nuk kishte bërë ndonjë punë të mirë, tha: “Pasi të vdes, më digjni dhe gjysmën e hirit hidheni në tokë, kurse gjysmën tjetër në det, sepse, betohem në Allahun se, nëse Ai më ringjall, do të më dënojë si askënd më parë.” Mirëpo, Allahu e urdhëroi detin dhe tuboi çdo grimcë të tij që gjendej në det, pastaj e urdhëroi edhe Tokën dhe tuboi çdo grimcë që gjendej në të, atëherë Allahu e pyeti : “Çfarë të shtyri të veprosh ashtu?” Ai tha: “Frika prej Teje, Ti e di më së miri.” Kështu, Allahu e fali.””